Reagimi i Mirlindit kur kuptoi që Vesa është në pritje të ëmbël

Vetëm pak ditë pasi u bënë prindër për herë të parë, çifti i njohur Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i kombëtares, Mirlind Daku, po shijojnë çdo moment me vajzën e tyre të sapolindur, Miresa.

Ndonëse janë treguar të rezervuar gjatë kësaj periudhe, Vesa ka vendosur të shuajë kuriozitetin e ndjekësve përmes një bashkëbisedimi (Ask me) në Instagram.

Në pyetjen e një ndjekësi se si reagoi Mirlindi kur mori vesh lajmin e bukur, Vesa ka ndarë një video shumë domethënëse.

Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur Mirlindi (i cili ndodhej në Rusi) informohet përmes një video-telefonate nga Vesa (e cila ndodhej në Zvicër) se testi i shtatzënisë ka rezultuar pozitiv.

Sipas mbishkrimit të Vesës në video, ky lajm nuk ishte krejtësisht i papritur për futbollistin. Ajo shkroi me shaka: “Lindit ja pat marr mendja ma herët”, duke treguar se Mirlindi e kishte pasur një parandjenjë se do të bëheshin prinder përpara se Vesa të konfirmonte shtatzëninë.