Yes Kryeministër, Yes Ministër! Administrata publike ka rënë
Nga Ylli Dylgjeri
Yes Kryeminister, yes Minister!
Administrata Publike ka rënë.
Në Shqipëri veç Kryeministrit, zv Kryeministrit, Ministrave, ka rënë edhe Administrata Publike Shqiptare.
Kush më lexon më thotë: s'na the ndonjë gjë të re?
Por Unë do insistoj serisht për të bërë një skaner të situatës ku ndodhemi.
Veç Koncesioneve, PPP, Tenderave ka rënë edhe Administrata Publike. Me Urdhër Politik Ministrat marrin pas vetes Sekretaret e Përgjithshëm në Ministrinë e radhës ku i ka çuar po Urdhri Politik i Kryeministrit.
Pra, funksionari më i lartë i Administratës Publike është prej kohësh një lolo që thotë vetëm: Yes Ministër! Nuk ka më zbatim të Ligjit të Nëpunësit Civil, nuk ka pavarësi administrative, nuk ka më ligj që administron paratë publike, nuk ka më konkurse gare transparente. Departamenti i Administratës Publike është pas AKSH-it, kopshti i dytë i Kryeministrit që mbjell e shkul aty ‘prasët’ nëpunësa që zbatojnë vetëm urdhrat e Tij. Edhe Diella lajthiti e doli nga Pini nga këto lëvizje në Administratë.
I vetmi Sekretar i Përgjithshëm që nuk lëviz është Ai i Kryeministrisë Engjell Agaçi, që jo vetëm nuk ndryshon por ruhet edhe me badiguardë!!! E pa shembull në historikun e Shërbimit Civil.
Administratën publike sot duket nga përgjimet dhe regjistrimet se ka drejtuar nën rrogoz Ergys Agasi! Krejt ndryshe nga koha kur në PS drejtonte i ati Bardhyl Agasi
Ky lloj politizim dhe mafiozllëk hodhi në erë qindra mijëra euro për ngritjen, kualifikimin, trajnimin e mijëra nëpunësve publik në vite. Mijëra euro të BE u hodhën në radhët e patronazhistëve.
Për herë te parë në këto vite qeverisje të së majtës nuk shohim komunikim në media të nëpunësve publik. Janë të gjithë te frustuar, te trembur, të nënshtruar sepse fshesa politike qëndron gati për pastrim. Kjo dallon sot akoma më mire kur në këtë furtunë skandalesh e vjedhjes nuk bzan kërkush të sqarojë publikun!
Asnjë konferencë për shtyp, asnjë transparencë.
Aq më shumë këto skandale korrupsioni u dukën në muajt e fundit kur me një Urdhër të Kryeministrit dhanë dorëheqje të gjithë Drejtorët në Bashkinë e Tiranës dhe në çdo bashki tjetër të majtë.
Asnjë rezistencë asnjë shenje e shërbimit civil.
Administrata Publike sot është kthyer në një strehë të grave, burrave, fëmijëve dhe dashnoreve të deputetëve të majtë dhe patronazhistëve të Rilindjes. Vendin tim të punës në Agjenci, që ma kthehu Vendimi i të gjitha Gjykatave e ka zënë burri i një Ministre. Kështu shembuj ka kudo sa e detyrojë më në fund Kryeministrin të bëjë thirrje për tu larguar nga puna te afërmit e deputetëve të PS.
I gjithë ky skandal kalon në heshtje nga shtypi shqiptar që siç duket del sot një klient dhe shërbëtor i bandës qeverisëse duke u kthyer dhe ky në Yes Kryeministër.