Zelensky në Kanada, merr garanci për 2.5 mld $ ndihma! Rusia thotë se ka pushtuar 2 qytete, lë 1 mln banorë pa drita

Nuk ndalet lufta në Ukrainë. 

Rusia thotë se ka pushtuar qytetet Myrnohrad dhe Huliaipole, në lindje të Ukrainës, duke njoftuar përparime të reja në front në prag të takimit në Mar-a-Lago mes Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump.

Sipas një njoftimi të Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin ka dëgjuar një raport të Shtabit të Përgjithshëm, në të cilin thuhet se është realizuar “çlirimi i qytetit të Dimitrovit” – emri rus për Myrnohrad – “dhe i Huliaipoles”.

Qyteti i parë ndodhet në rajonin e Donetskut, ndërsa i dyti në pjesën lindore të rajonit të Zaporizhjës.

Ndërkohë më shumë se një milion banesa në Kiev dhe rrethinat e tij kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e sulmeve ruse. Lajmi është bërë i ditur nga kompania energjetike DTEK.

“Kievi ka pësuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike pas një sulmi masiv me raketa nga Rusia më 27 dhjetor,” thuhet në një postim të kompanisë në rrjetet sociale. 

Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Halifax për të takuar kryeministrin kanadez Mark Carney, njoftoi zëdhënësi i liderit të Kievit.

Gjatë takimit kryeministri kanadez Mark Carney i tha presidentit Zelensky se për të arritur paqen në Ukrainë, është e nevojshme “një Rusi e gatshëm për të bashkëpunuar'.

Carney gjithashtu njoftoi një paketë ndihmash financiare për Kievin prej 2.5 miliardë dollarë kanadezë.

Një ditë para takimit 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se nesër (në orën 21 sipas kohës italiane) do të takojë 

Në prag të takimit në Florida me presidentin amerikan Donald Trump, ku të dy do të diskutojnë për garancitë e sigurisë për Ukrainën, presidenti Zelensky ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të koordinuar pozicionet. Ndërsa sot, vetëm Zelensky (dhe jo Trump si ishte raportuar më parë) do të marrë pjesë në një telefonatë me liderët europianë dhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.