Como triumfon bindshëm në Lecce, Cagliari përmbys Torinon në transfertë
Java e 17-të e Serie A u shoqërua me dy fitore të rëndësishme në transfertë. Cagliari arriti një sukses të vlefshëm 2-1 ndaj Torinos në “Olimpico”, duke i ndërlikuar ndjeshëm situatën skuadrës granata. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Vlasic në minutën e 27-të, por reagimi i sardëve ishte vendimtar. Prati barazoi menjëherë në fillimin e pjesës së dytë (46’), ndërsa goli i talentit të ri turk Kilicsoy në minutën e 65-të kompletoi përmbysjen dhe i dha Cagliarit tri pikë shumë të çmuara. Në këtë ndeshje, Ismajli dhe Asllani ishin titullarë në radhët e Torinos
Në “Via del Mare”, Lecce u ndal nga Como, që fitoi 3-0 falë një paraqitjeje dominuese, të udhëhequr nga Nico Paz. Argjentinasi ishte protagonisti absolut, duke realizuar një gol dhe duke dhënë një asist, duke e çuar në gjashtë gola dhe gjashtë asiste bilancin e tij sezonal. Përveç tij, në listën e shënuesve u regjistruan edhe Jacobo Ramon dhe Douvikas, duke vulosur një fitore të pastër për ekipin e drejtuar nga Cesc Fàbregas.
Ky sukses i lejon Comos të vazhdojë të ëndërrojë objektiva ambiciozë, përfshirë edhe një vend europian, ndërsa Lecce pas dy fitoreve radhazi në shtëpi pëson një ndalesë të rëndë.