SYRI/ Virozat e stinës, fluks në pediatrinë Shkodër, deri në 150 vizita në ditë
Virozat e stinës kanë sjellë rritje të numrit të vizitave dhe të të shtruarve në pediatrinë e Shkodrës. Mjekët bëjnë apel për kujdes të shtuar ndërsa lajmërojnë se simptoma kryesore e kësaj viroze është temperatura e lartë.
SYRI TV
Situata në repartin e pediatrisë në spitalin rajonal të Shkodrës paraqitet e ngarkuar nga fluksi i virozave të stinës. Manjola Shpori, mjeke pediatre, tregon se numri i vizitave arrin deri në 150 në ditë, madje edhe më shumë në raste të caktuara. Tipike e kësaj situate është temperatura shumë e lartë.
Duke marrë parasysh këtë situatë, në pediatrinë e Shkodrës janë 17 fëmijë të shtruar…
Fatmirësisht, deri tani nuk ka ndonjë rast nga fruthi në Shkodër, ndërkohë Shpori bën apel për kujdes të shtuar në këtë periudhë.