‘Ramës i shkonte edhe në restorant vera 33 mijë euro’/ Berisha publikon pamjet
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi me video se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në restorantin ku darkonte Edi Rama.
“Edhe në restorant i vinte vera 33 mijë euro”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se fillimisht denoncimi për verën e shtrenjtë u bë nga Arben Ahmetaj në SYRI TV.
Ai deklaroi se Rama konsumonte verë me vlerë 33 mijë euro në ambientet e kryeministrisë.