Një e treta e Kievit pa ngrohje pas sulmit rus, 22 të plagosur
Një e treta e kryeqytetit ukrainas mbeti pa ngrohje pas një sulmi rus mbrëmë, dhe 22 persona u plagosën, thanë autoritetet ukrainase.
“Përgjigja e vetme e Rusisë ndaj përpjekjeve për paqe janë sulmet brutale me qindra dronë dhe raketa mbi Kievin dhe qytete e rajone të tjera”, tha sot Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha në rrjetin X.
Sulmi goditi shtatë lagje dhe sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, u plagosën 22 persona, përfshirë dy fëmijë.
Sistemet e ngrohjes pësuan dëme serioze, duke çuar në ndërprerje të ngrohjes në një pjesë të madhe të qytetit.
Autoritetet po përpiqen të riparojnë defektet dhe të ofrojnë burime alternative të ngrohjes për qytetarët në nevojë.
Temperatura në kryeqytetin ukrainas sot është rreth zero gradë Celsius, raportoi Reuters.