Tritan Shehu: Regjimit po i ngushtohet laku... SHBA gjithnjë e më e shqetësuar për situatën në Shqipëri
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, ka deklaruar se regjimi aktual në Shqipëri po përballet me një ngushtim të ndjeshëm të hapësirave politike dhe ndërkombëtare, si pasojë e lidhjeve me krimin dhe trafikun e drogës.
Sipas tij, degradimi i demokracisë, rritja e pakënaqësisë popullore dhe protestat e opozitës kanë tërhequr vëmendjen e aleatëve strategjikë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësim për zhvillimet në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor.
Tritan Shehu: Unë e kam thënë qartësisht se ka një ngushtim të lakut në qafën e këtij regjimi kleptokratik, të lidhur me krimin, të lidhur me trafikun e narko-shtetit që është në Shqipëri. Ka një realisht një ngushtim të hapësirave, sepse zullumi i këtij regjimi është trashur dhe po trashet përditë, ka krijuar një pakënaqësi të thellë popullore në Shqipëri, ju e patë protestën e fundit të Partisë Demokratike. Ka krijuar një degradim të niveleve të demokracisë dhe të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe prosperitetit, por absolutisht jeni të bindur që ka preokupuar dhe preokupon gjithmonë dhe më tepër dhe aleatët më të rëndësishëm dhe fatmirësisht po preokupon vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Materiali vërtetë është një material për të gjithë Ballkanin Perëndimor, kjo është e vërtetë, por në tërësi, problemet që atje thellohen, që preken, që analizohen dhe që vihen si linja demarkacioni apo linja të kuqe për zhvillimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për integrimin europian, edhe për investimet amerikane, janë probleme të mëdhaja që ka Shqipëria. Dhe ai material është një, realisht për mua që reflekton zhvillimet negative në këto vende të Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria është kampion. Një hapësirë në të cilën ka qenë një domen i plotë i Sorosit dhe që tashmë padyshim kjo krijon një alergji të madhe në administratën e re amerikane dhe për faktin sepse lidhet me zhvillime negative në këtë zonë dhe zhvillime negative në Shqipëri në tërësi.
Kemi realisht dy materiale, atë që thatë ju, është ligji NDAA 2026, që është ligji i strategjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është i bashkëngjitur me aktin për prosperitetin dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor, HR 5274. Të dyja këto janë dy elementë që shkojnë së bashku, sepse po të shikosh kolonat që ngre njëri, janë dhe kolonat që ngre tjetri. Pra, është ajo që thatë, që lidhet, është shumë pozitive fakti i Kosovës, sepse kërkon të arrihet në një njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, por duke vënë qartësisht atë që ka qenë një armë e fortë e përdorur vite më përpara nga grupi i Sorosit, nga Rama vetë, shkëmbimi i territoreve dhe edhe ndryshimi i kufijve. Vija e kuqe është e qartë, nuk ka shkëmbim territoresh dhe ndryshim kufijsh. Nga ana tjetër po të shikosh pikat që lidhet pastaj me hapësirën ballkanike apo çfarë kërkohet? Kërkohen ato elementë që prekin, që prekin rajonin tonë dhe që janë për ne akute për Shqipërinë, sepse realisht në radhë të parë ne mendojmë për Shqipërinë kur jemi në Shqipëri.