SYRI TV/ Festat e fundvitit sjellin rritje çmimesh, qytetarët: Janë të papërballueshme

Syri Televizion ka bërë një vëzhgim në tregjet e qytetit ku është vënë re se çmimet kanë pësuar rritje në prag të festës së ndërrimit të viteve. Qytetarët shprehen se çmimet janë të skandaloze ndërsa bonusi i fundvitit ishte krejt i pamjaftueshëm.

Syri TV

Çmimet kanë pësuar rritje në prag të festave të fundvitit duke e bërë të papërfillshëm bonusin e pensionit që u shpërnda për pensionistët përgjatë muajit.

Qytetarët shprehen të zhgënjyer pasi edhe në një rast feste siç është ajo e ndërrimit të vitit nuk kanë mundësi të shtojnë më shumë produkte në tavolina.

Rritja e çmimeve në prag të ndërrimit të viteve ka bërë që tavolinat e shqiptarëve të mbeten të varfra. Tregtarët thonë se ka rënë fuqia blerëse ndërsa qytetarët shprehen se janë të lënë në harresë nga shteti.