Berisha: Foltorja sot në ora 18:00 në Korçë! Hyjmë në vitin 2026 si misionarë për të rrëzuar diktaturën e dytë
Kryetari i opozitës, Sali Berisha njoftoi se Foltorja do të ndalet sot në Korçë.
Në një postim online, Berisha shkruan se takimi do zhvillohet në orën 18:00.
Ndërkohë, Berisha postoi edhe një mesazh nga foltorja e fundit.
“Hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, shkruan Berisha.