Djali nga filmi i preferuar i festave është rritur, ka ndërtuar një karrierë dhe është martuar me ish-të dashurën e Elon Musk
Një nga filmat pa të cilin nuk mund të kalojë sezoni i festave është komedia romantike britanike "Love Actually", por edhe nëse filmi është publikuar më shumë se 20 vjet më parë, publiku gjithmonë habitet kur zbulon se ylli i tij më i ri është rritur shumë.
Thomas Brody-Sangster, i cili fitoi famë duke luajtur rolin e Samit simpatik dhe të dashuruar - një djalë i rritur nga njerku i tij (Liam Neeson) pas vdekjes së nënës së tij, është një aktor i suksesshëm sot.
Tani 35-vjeçari po ndërton një karrierë të jashtëzakonshme.
Ai ka luajtur në filma të suksesshëm si Maze Runner , si dhe në serialin e njohur të Netflix-it The Queen's Gambit dhe dramën e vlerësuar nga kritika Wolf Hall.
Në një nga serialet më të famshme të të gjitha kohërave - "Game of Thrones" - ai u shfaq si Jojen Reed.
Vitin e kaluar, ai u martua me kolegen Talulah Riley, ish-gruan e miliarderit Elon Musk.
Kohët e fundit, ylli i “Love Actually” i kënaqi fansat me një reklamë festive për Google Pixel, në të cilën ai luan një version imagjinar të vetes ndërsa kthehet në vendet e xhirimit të komedisë romantike të vitit 2003.