Rënia e investimeve të huaja / Vasili: Situata alarmante, por Rama ...

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka cilësuar alarmant raportin e gjigantit botëror të vlerësimit financiar Moody’s, i cili paralajmëron rënien e madhe të investimeve të huaja në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thekson se situata është alarmante, por kjo nuk e shqetëson kryeministrin rama, pasi ky i fundit nuk e ka idenë e ekonomisë.

Ja çfarë shkruan Vasili:

Moody's, gjiganti botëror i vlerësimit financiar paralajmëron rënien e madhe të investimeve të huaja në Shqipëri, që në fakt ka filluar rritjen e pashmangshme e të madhe të inflacionit dhe një gjendje të trazuar të financave dhe ekonomisë së vendit në katër vjetët që vijnë.

Këto shqetësime janë madhore dhe me pasoja shumë të rrezikshme për stabilitetin e vendit dhe të ekonomisë me pasoja që do të përplasen mbi qytetarët.

Shkollëpaktit kryeministrit tonë nuk krijon shqetësim kjo, sepse nuk kupton asgjë nga ekonomia me aq shkollë sa ka, vizioni i shkon deri një ditë me pas dhe asnjë orë me shumë, interesin e vet ka rëndësi ta ketë në rregull dhe në çdo rast dihet që do ikë dhe do jua lerë fatkeqësinë pas shqiptarëve.

Ndaj, nuk flet asgjë kryeministri ynë për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë që është shumë e rrezikuar.

Nuk flet :

-ç'projekte të huaja do të vijnë në Shqipëri,

ç'masa duhen marrë që Shqipëria të jetë atraktive për të huajt,

-ç'hapësira fiskale, administrative ligjore duhen për të ndryshuar këtë moçal demotivues për investimet e huaja.

Por edhe Moody's kujt i flet, me kë lodhet, shkollëpaktit kryeministër s'ia ndjen hiç, të tijat....në rregull i ka.