Dhëmbët e diamantit 18 mijë euro që iu vunë Benitës mund t’ia keqësojnë shëndetin? Kamera e fshehtë e Piranjave

Prej më shumë se 40 ditësh, 21 vjeçarja Benita Zena, po provon eksperiencën e qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, dhe këtë rrugëtim po e mbush me debate të forta me banorët, por edhe me një romancë me Tonin, banorin tjetër të shtëpisë.

Por, vetëm pak persona e dinë që para kësaj eksperience, këngëtarja influencere u përball me një situatë delikate që kishte të bënte me dhëmbët e saj tepër të veçantë.

Dhëmbët e shumëdiskutuar të 21 vjeçares, me prerje diamanti, u kthyen në temë e ditës, por, gjithashtu u kritikuan, kryesisht nga profesionistët e fushës.

Por, kjo i kërket së shkuarës, ndërsa, situata në të cilën e vendosëm ne nëpërmjet aktorit tonë që hiqet si mjek stomatolog, është pak të thuhet e komplikuar.

Është mëngjesi i 26 qershorit 2025, dhe ndodhemi në Prishtinë, në klinikën Doctor Smile, të mjekut Valton Rrustemi, i cili ka realizuar ndërhyrjen e veçantë tek këngëtarja.

Për ta bindur Benitën të vijë në klinikë, mjeku e ka bërë të besojë që nga ndërhyrja mund t’i krijohen probleme serioze. Ndaj për këtë, ai ka angazhuar kolegun e tij, doktor Aleksandrin, dhe të dy bashkë e presin vajzën bukuroshe në studio.

Edhe pse në dukje është ende e qetë, 21 vjeçarja ka menduar gjatë se çfarë problemi do të ketë mjeku që e ka thirrur me aq urgjencë.

Të dy mjekët duket sikur hezitojnë paksa për t’i thënë të vërtetën këngëtares së re, por në fund është doktor Aleksandri që thyen akullin.

Për ta bërë më të qartë, ne po kërkojmë të bindim Benitën që bashkimi i Uraniumit dhe Titanit provokon shpërthime të dhëmbëve që do të shkaktonin dëmtime të pariparueshme në fytyrë. Kjo gjë në fakt nuk është aspak e vërtetë, madje titani si material i lehtë dhe shumë rezistent përdoret në stomatologji.

Shëndeti mbi të gjitha Benitë e dashur... pastaj mund të kalojmë tek përgjegjësitë.

Tani ka ardhur momenti Doktor Aleksandri i Madh, të shpjegojë pak situatën me shpërthimet brenda gojës.

Bëhet fjalë për këtë kontratë sipas të cilës KLINIKA DOKTOR SMILE, nuk mban asnjë përgjegjësi nëse pacientja vendos që t’i mbajë ato dhëmbë. Por pavarësisht kësaj, doktor Valtoni nuk duket aspak i qetë, dhe kërkon të shmanget gjatë gjithë kohës.

Në fakt ky është qëllimi final i dy kolegëve. t’i prishin ditën vajzës me dhëmbët diamant.

Këtu doktor Aleksandri, ka kapërcyer profesionalizmin duke shpërthyer në komplimenta të panevojshme në drejtim të pacientes. Por, nisur nga pesha e situatës, askush nuk vë re të tilla kapërcime.

Ki kujdes doktor në këto gjëra. Doktor Valton Rustemi, përfaqësuesi i klinikës por edhe Doktor Aleksandër Gjoni përfaqësues i klinikës furnizuese. Në bazë të kësaj kontrate, kjo është kontrata e parë unë bie ndakort që të ndërpresim marrëdhëniet pacient-mjek me znj. Benita Zena duke i lënë në  dorë kësaj të fundit, çdo veprim të mëtejshëm që lidhet me metodën prerje diamanti. Pra, nëse do t’i mbash kështu, i mban kështu.

Nuk duan pra të mbajnë përgjegjësi. Kaq gjë ende nuk e kupton?

Por zbritja e rimbursimit nuk mbaron këtu, sepse....

......Përveç këtij 60% zbriten edhe 20% të shumës për incommacion të pakonsultuar. E kupton pra, nuk është konsultuar me qendrën, ky është innovator i zbritën edhe 20% sepse nuk është konsultuar me ne. Të më kishte pyetur mua, do të kisha thënë mos ja vendosë.

Ndërhyrje në gojë me cianur. Një metodë e padëgjuar të cilën me sa duket ky mjek i çmendur, e përdor tek pacientët e tij, të cilët më pas nuk dihet se ku përfundojnë.

Në duart e kujt rrezikon të bjerë kjo bukuroshe o doktor?

Kontrata e parë iku pa sukses.

Nuk duhej ta bëhej Benita, nuk duhej ta bëje. Këta të dy janë tërësisht të çmendur.

Hë Benita se të ishe aq e zënë nuk do hyje në Big Brother...

Askush nuk po e merr chill. Përkundrazi, doktor Aleksandri duket tepër i shqetësuar për këtë anomali.

Normal, ndryshe si do të ti merrnin 18 mijë euro?

Fytyra e këngëtares e tregon më së miri zhgënjimin por edhe frikën nga kjo papërgjegjshmëri e doktorit të panjohur, i cili flet me aq kompetencë. Por ky i fundit kërkon ta kalojë peshën e fajit tek kolegu i tij.

Doktori duket i sigurtë në çdo fjalë që thotë, gjë që e shton nervozizmin tek vajza.

Më në fund doktor aleksandri ia ka arritur qëllimit të prishë përfundimisht raportin mes paciente benitës dhe doktor Valtonit.