Vladimir Putini shfaqet për herë të parë në një film vizatimor për fëmijë në Rusi
Episodi i shumëpritur i Vitit të Ri i serialit të animuar popullor rus, ‘Prostokvashino’, është transmetuar së fundmi, ku për herë të parë shfaqet Presidenti Vladimir Putin. Agjencia zyrtare e lajmeve RIA Novosti publikoi gjithashtu disa imazhe, duke njoftuar lajmin.
Shtëpia e prodhimit e serialit shpjegoi se kjo iniciativë konsiderohet një mjet i ‘fuqisë së butë’ për të promovuar Rusinë dhe kulturën e saj jashtë vendit.
Episodi shtatë minutësh, i titulluar ‘Viti i Ri i Vërtetë’, tregon natën e 31 dhjetorit macen Matroskin dhe qen Sharik që udhëtojnë drejt Sheshit të Kuq për të kontrolluar presidentin ndërsa ai regjistron fjalimin e tij tradicional të Vitit të Ri.
Seriali është një adaptim i një filmi vizatimor të epokës sovjetike, ku personazhet janë dubluar nga aktorë të njohur rusë. Presidenti Putin është dubluar nga Dmitry Grachev, i njohur për imitimet e tij të liderit rus.