Krishtlindja, ja cilat janë disa nga traditat më të famshme të kësaj feste

Krishlindjet ndonëse një festë fetare janë një ndër festat më universale që këmi pasi është një moment reflektimi dhe afrimi, që ruan gjallë traditat dhe vlerat familjare në shoqërinë modern e cila korrenspodon dhe me periudhen festive të fundvitit. Disa traditat më tipike të saj janë:

-Një nga tradiat më të njohura dhe le të jemi të sinqertë më të preferuarat është shkëmbimi I dhuratave veçanërisht për fëmijët, ku figura e Babagjyshit të Krishtlindjes mbetet simbol i gëzimit dhe surprizave.

-Por tradita e dhuratave fizike në Krishtlindje ka një simbolikë edhe më të thellë, ajo përfaqëson dashurinë, mirënjohjen, respektin që kemi ndaj familjes, shoqërisë.

-Në mbrëmjen e Krishtlindjes, familjet mblidhen për darkën tradicionale festive, ndërsa shumë besimtarë marrin pjesë edhe në meshën e mesnatës, një ritual që shënon solemnitetin e kësaj dite. Gjatë kësaj periudhe nuk mungojnë as këngët e Krishtlindjes (kolendat), të cilat krijojnë një atmosferë festive në shtëpi dhe në komunitet.

-Shtëpitë zbukurohen me kurora, qirinj dhe dekorime festive, ndërsa tryezat pasurohen me ushqime dhe ëmbëlsira tradicionale, të cilat ndryshojnë nga një zonë në tjetrën. Një tjetër element i rëndësishëm i Krishtlindjes është edhe bamirësia, ku njerëzit ndajnë me ata që kanë më pak, duke forcuar ndjenjën e solidaritetit.

-Një nga traditat më të njohura është vendosja dhe dekorimi i pemës së Krishtlindjes, e cila zbukurohet me drita, topa shumëngjyrësh dhe yllin në majë.