Hetimet për Ballukun/ SPAK vijon kontrollet në terren për numrin 2 të qeverisë Rama
Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe të tjerë politikanë.
Burime për SYRI-n konfirmojnë se kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK, dhe pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe biznesmen, emrat e të cilëve mbeten të rezervuar.
Pjesë e kontrolleve mësohet se janë biznesmenë dhe drejtorja e kabinetit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku. Kjo e fundit rreth dy javë më parë është marrë në pyetje nga SPAK. Kontrollet për gjurmimin e provave që mund t’i shërbejnë hetimit.
Gjithashtu mësohet se nuk janë këto subjektet e vetme të kontrollit, janë së paku 5 të tjerë që mbahej të rezervuar emrat për momentin pasi është në vijim.
Deri tani nuk konfirmohet për masa sigurie. Kontrollet po mbështeten nga Policia e Shtetit.