Nusja rreh kunatën në Fier, policia ...

Një tjetër rast dhune në familje është shënuar sot në vendin tonë. Një sherr mes kunatave ka përfunduar në dhunë verbale dhe më pas fizike në qytetin e Fierit.

Policia njofton se është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen A.L, vjeç 48, banuese në Fier. Kjo, pasi dyshohet se nusja e vëllait V.L, vjeç 49, banues në Fier, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, date 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.