'Rama e Agasi udhëtonin në një eskortë' Anri Bala: Videoja e Berishës, 'qershia mbi tortë', prova jetike
Dosja e AKSHI-t zbuloi skemën komplekse si manipuloheshin tenderat duke u fituar nga kompani të paracaktuara dhe lidhjet mes botës së krimit, politikës dhe medias. Dosja nuk është hetim i SPAK por i ndërkombëtarëve.
“Ne kemi diskutuar në studio si fliste zëvendës kryeministrja apo ministrja me varësit e saj, se si urdhëronte për tendera të ndryshëm. Tani imagjinoje që të kemi një personazh i lidhur me disa funksionarë, ndoshta funksionarë më të lartë shtetëror, që e ka me video këtë.
....
Unë nuk besoj se kjo dosje është e SPAK, është më shumë sesa e SPAK ” thotë analisti Anri Bala i ftuar sot në mbrëmje në studion e ‘Çim Peka Live’
Prova kryesore që ka dalë në dritë dhe që konsiderohet si “qershia mbi tortë” e këtij skandali, është një video ku shfaqet eskorta e Kryeministrit e shoqëruar nga automjetet e një prej biznesmenëve në qendër të hetimit, i cili nuk mban asnjë funksion shtetëror. Ky fakt vizual shihet si një konfirmim i lidhjeve të afërta dhe të padeklaruara mes personazheve të hetuar dhe niveleve më të larta të politikës.
Këta të gjithë i ka kapur Gys Agasi. Pjesa e publikimit të videos nga zoti Berisha është për ta kompletuar të gjithë panoramën. Se prapë do ngelej jetim lidhja midis zotërisë në fjalë. Qershia mbi tortë ose pika mbi i ishte video e eskortës së kryeministrit, e shoqëruar me makinat e zotërisë në fjalë që s'ka asnjë funksion shtetëror.
Video që është eskorta e kryeministrit dhe këta janë mbrapa fakton dhe lidhjen.
Një biznesmen nuk bën as hetim, as filtrim të personave. Kryeministri sepse ka shërbime, e merr vesh se kë takon, kush janë, grupet e interest.
Dosjet shtrijnë degëzimet e saj edhe në botën e medias. Bisedat e zbardhura tregojnë për një sistem të mirëfilltë pagesash dhe ndikimi. Diskutohet për lista portalesh mediatike që dyshohet se janë paguar për të sulmuar opozitën dhe për të deformuar opinionin publik.
Ngrihen pikëpyetje serioze mbi arsyen pse ndërmarrje shtetërore pa asnjë konkurrent në treg, si Drejtoria e Rrugëve apo Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), shpenzojnë fonde të konsiderueshme publike për reklama. Kjo praktikë shihet jo si një nevojë tregu, por si një mekanizëm për të blerë heshtjen ose favorizimin e medias.
Debati ne studio
Anri Bala: Nëse provohet që kanë bashkëpunuar për të deformuar opinionin publik, pastaj kjo është skandaloze.Artan Hoxha: Por, në qoftë se bën reklamë Drejtoria e Rrugëve, që nuk konkuron me askënd, se s'ka konkurrent ajo. Për ç'interes ka Drejtoria e Rrugëve të paguajë mediat? Se ajo nuk konkuron me askënd. Pra, ç'interes ka. Inceneratori çfarë interesi kishte? Çfarë interesi? S'kanë konkurrent ata. Pra, nëse do të ishte bërë një reklamë për shërbim, edhe ata kanë ofruar një shërbim, është gjë që e bën çdo media. Për çfarë duhet OSHE-ja të derdhë dhe të paguajë atje në një, një kompani.
Çim Peka: Reklama është reklamë, po pagesa nga 700.000 euro Carlo Bollino. Ajo nuk është reklamë. Loti, loti 33 milionë euro…
Kur ti ja merr një ndërmarrje shtetërore, për këtë ndërmarrje shtetërore ti nuk do të flasësh”
Batutës së Çim Pekës se kryeministri Edi Rama është plakur, Bala iu përgjigj
"Është plakur se nuk i gëzon dot. Nuk e kanë lodhur milionat, por problem është a do i gëzojë apo jo?