Përfshihet nga flakët banesa në Laç, shkak bombola e gazit
Rreth orës 02:00 të mëngjesit, një banesë në fshatin Sanxhak, Laç, në pronësi të shtetasit M. L., 64 vjeç, është përfshirë nga flakët.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e pakujdesisë gjatë gatimit me bombol gazi. Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.