PL dhe Blushi uron besimtarët e krishterë: Gëzuar! Le ta festojmë Krishtlindjen e ardhshme në liri dhe dinjitet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët e krishterë dhe mbarë popullin shqiptar.
Në mesazhin e tij, Blushi thekson se urimi vjen në emër të Partisë së Lirisë, të Presidentit Ilir Meta dhe në emrin e tij personal, duke u uruar të gjithë besimtarëve: “Gëzuar Krishtlindjen!”, si dhe më shumë mirësi, lumturi dhe begati në çdo familje shqiptare.
Ai nënvizon se Lindja e Krishtit përfaqëson lindjen e shpresës për ditë më të mira, të cilat, sipas tij, patjetër do të vijnë. Në këtë kuadër, Blushi bën thirrje për lutje dhe përkushtim, me dëshirën që Krishtlindja e ardhshme të festohet nga të gjithë shqiptarët në liri, dinjitet dhe begati.
Mesazhi përmbyllet me një apel për çlirim të plotë të shoqërisë, duke e konsideruar këtë si një kusht për një të ardhme më të mirë për vendin.
Urimi i Blushit:
Në emër të Partisë së Lirisë, të Presidentit Meta dhe në emrin tim personal, ju uroj sot të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar:
Gëzuar Krishlindjen!
Sa më shumë mirësi, lumturi dhe begati në çdo familje shqiptare!
Lindja e Krishtit është lindja e shpresës për ditë më të mira që patjetër do të vinë dhe le të lutemi, por në veçanti, le të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, në dinjitet dhe në begati .
Të çliruar njëherë e përgjithmonë nga ky sekt antifamilje dhe anti-Zot.
Faleminderit!