'Përgatitu për burg…'/ Komentuesit e masakrojnë Carlo Bollino në reagimin e tij, ai fshin komentet

Pronari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino ka reaguar pas investigimit të emisionit PLUG në SYRI TV, ku u zbuluan skemat dhe përfitimet që ka marrë nga qeveria dhe lidhjeve të tij me Edi Ramën, si fondet publike, pagesa nga inceneratorët dhe përfitimin e 4000 m2 në mes të Tiranës me vlerë miliona euro, për vetëm 1 euro.

LEXO DHE: ‘Për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën’/ Carlo Bollino në dosjen e korrupsionit të Belinda Ballukut

Në postimin e tij në Facebook, Carlo Bollino nuk i është përgjigjur akuzave direkte dhe të faktuara nga PLUG, duke marrë me dhjetëra reagime negative, që mendojnë se vendi i tij është në burg pas këtij denoncimi.

LEXO DHE: Nga VKM-të e personalizuara te shkeljet e rënda ligjore, si Edi Rama i fali 4 mijë m² tokë Carlo Bollinos për të ndërtuar TV

Me mendimin se Carlo Bollino e ka vendin pas hekurave, ‘kaubojsi’ Eduart Ndocaj, i ka komentuar në postimin e tij, duke theksuar se ‘me gjithçka çka është publikuar e ka vendin te “313” .

LEXO DHE: Pas tokës, Bollinos i falen mijëra m² ndërtesa me vlerë qindra mijëra euro. Nga Rama te Anila Denaj, zyrtarët që shkelën ligjin

Gjithashtu me dhjetëra qytetarët e kanë dhënë mendimin e tyre për Carlo Bollinon, ku me komentet e tyre e masakrojnë si një prej personave më të pështirë dhe të korruptuar në mediat shqiptare.

LEXO DHE: EKSKLUZIVE/ Rama pagoi 2.9 mln euro me taksat e shqiptarëve për Naureda Llagamin, që tokën e saj t’ia falte Carlo Bollinos

SYRI ka arritur të sigurojë komentet negative të fshira nga Carlo në reagimin e tij në Facebook.  

LEXO DHE: Report TV u ndërtua me paratë e AKSHI-t? Plug zbulon përfitimet financiare të Carlo Bollinos nga buxheti i shtetit