Zidane jep këtë lajm bombastik për tifozët e Real Madridit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka gëzuar tifozët, duke thënë se Cristiano Ronaldo mund të luajë nesër ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Europës.

Ai tha se Ronaldo është në formë të jashtëzakonshme fizike, ashtu sikurse edhe dy muaj e gjysmë më parë në finale të Ligës së Kampionëve.

“Ronaldo është kthyer që prej tre ditësh në stërvitje, por është në formë të jashtëzakonshme fizike. Fakti që është me ne, do të thotë qe ai është gati për të luajtur”, tha Zidane gjatë konferencës për mediat.

“Vendimi nëse do të luajë nesër nga fillimi ose jo, do ta marr bashkë me lojtarin, por fizikisht është shumë mirë dhe çdo lojtar dëshiron të luajë në Superkupë” , tha trajneri i Real Madridit.