Fillon mesha e Krishtlindjes në Vlorë, qytetarët përcjellin urimet e tyre

Ka nisur mesha e shenjtë e Krishtlindjes në Vlorë, ku dhjetëra besimtarë u mblodhën për të festuar lindjen e Krishtit. Atmosfera në kishë është e mbushur me lutje, qetësi dhe mesazhe paqeje, duke bashkuar familjet dhe komunitetin në këtë ditë të shenjtë.

Qytetarët shprehen se Krishtlindja mbetet një festë e rëndësishme shpirtërore dhe urojnë për shëndet, dashuri dhe begati për të gjithë.

Ata theksojnë se kjo ditë duhet të shërbejë si një moment reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.

Festimet në Vlorë vijojnë në një atmosferë të ngrohtë, ku besimtarët shpresojnë që kjo ditë e madhe të sjellë paqe dhe mbarësi në çdo familje.