Festohen Krishtlindjet në Gjirokastër, qytetarët urojnë këtë ditë të veçantë

Besimtarët e krishterë në Qarkun e Gjirokastrës janë bërë pjesë e riteve fetare  të Krishtlindjeve.

Në meshën e zhvilluar në katedralen ortodokse "Ngjallja e Krishtit" në qytetin e Gjirokastrës mernin pjesë besimtarë të shumtë. Mesha u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Nathanaili.Në këtë ditë Krishtlindje besimtarët kanë uruar  për më shumë paqe,mirësi dhe harmoni.

Qytetarët gjithashtu kanë uruar këtë ditë feste:

"Ju urojmë të gjithë të krishterëve të gjithë botës gëzuar Krishtlindjen,me paqe,dashuri dhe harmoni në familjen e tyre dhe mbarë botën,Krishti i porsalindur të banojë në zemrat e tyre,dhe t'ju dhurojë dashuri dhe gjithçka që duan në jetën e tyre"

"Të jenë të gëzuar dhe të lumtur"

"Uroj të jetë një ditë e mirë për të gjithë dhe sa më shumë mbarësi,shëndet dhe lumturi në të gjitha familjet"

"Gjëra më të mira,dashuri,lumturi dhe harmoni në jetë"

Ritet e festës së Krishtlindjeve kanë vazhduar në familjet e besimtarëve.