Krishtlindje ndryshe, si shtatë vende në botë e ruajnë magjinë e festës

Nëse ndiheni sikur kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes ka të bëjë me dhurata dhe ambalazhe, janë shtatë shtete në botë ku zbulojmë një dimension tjetër të festës, më komunitar dhe më reflektues.

Islandë

Në Islandë, në prag të Krishtlindjes, botuesit publikojnë një sasi të madhe librash të rinj, një traditë e veçantë sezonale e njohur si jólabókaflóð, që do të thotë “përmbytja e librave të Krishtlindjes”.

Tradita lindi gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur shumica e mallrave nuk gjendeshin kollaj, ndërsa letra jo, duke i bërë librat dhuratën më praktike. Më 24 dhjetor, familjet shkëmbejnë dhurata, hanë darkën e Krishtlindjes dhe më pas kalojnë mbrëmjen duke lexuar libra nën dritën e qirinjve, shpesh të shoqëruar me çokollata dhe një pije të ngrohtë. Një ritual krejtësisht islandez, por që mund të vihet në zbatim kudo.

Japoni

Si një vend kryesisht jo i krishterë, Japonia e feston Krishtlindjen ndryshe. Në vend të një feste familjare, mbrëmja e Krishtlindjes i ngjan më shumë Shën Valentinit, një natë romantike për çiftet. Qytetet ndriçohen me drita festive, restorantet ofrojnë menu speciale dhe hotelet luksoze rezervohen shpejt.

Ushqimi tradicional përfshin kurisumasu keki, një tortë e lehtë me shtresa pandispanje, krem dhe luleshtrydhe perfekte. Fryma e kësaj tradite na fton të gjejmë pak kohë të veçantë për partnerin, mes rrëmujës familjare të festave.

Australi

Në Australi, Dita e Krishtlindjes lidhet me diellin, ushqimin dhe familjen, dhe me një traditë të dashur: ndeshjen e kriketit. Me një pije në dorë dhe ca shkopinj, të gjithë janë të mirëpritur të luajnë, pa marrë parasysh moshën apo aftësinë.

Për një ditë, kriketi nuk ka të bëjë me fitoren, por me përfshirjen. Rregullat janë fleksibël dhe të përshtatura sipas familjes.

Finlandë

Nderimi i të ndjerëve është thelbësor në Krishtlindjen finlandeze. Mbrëmjen e 24 dhjetorit, familjet vizitojnë varrezat për të ndezur qirinj për të dashurit që kanë ndërruar jetë. Varrezat shndërrohen në peisazhe të qeta me dëborë dhe dritë qirinjsh.

Edhe pse shpesh ka shumë njerëz, momenti mbetet reflektues. Vizita zakonisht pasohet nga një tjetër traditë e dashur: sauna familjare e Krishtlindjes.

Ukrainë

Në Ukrainën Perëndimore, dekorimi më tipik i Krishtlindjes nuk është ylli apo topthat, por rrjetat e zbukuruara të merimangës. Kjo traditë buron nga “Legjenda e Merimangës së Krishtlindjes”, një përrallë ku një merimangë zbukuron pemën e një gruaje të varfër.

Në mëngjes, rrjetat shkëlqejnë si argjend, dhe thuhet se pas kësaj, familja nuk vuan më kurrë nga varfëria.

Danimarkë

Një klippe klistre dag, që do të thotë “prit dhe ngjit”, është një ritual thelbësor danez. Familjet, shkollat dhe vendet e punës organizohen së bashku për të bërë zbukurime prej letre: zemra, yje dhe vargje dekorative.

Ky është një moment grohtësie dhe bashkimi, bashkë me petullat e vogla festive, biskota apo vera e ngrohtë daneze. Edhe një dekor i thjeshtë mund t’i japë shtëpisë suaj një prekje skandinave.

Venezuelë

Në Venezuelë, shërbesat e Krishtlindjes janë festive dhe plot gjallëri, shpesh të shoqëruara me zile, fishekzjarrë dhe muzikë. Por ajo që i bën vërtet unike është mënyra se si njerëzit shkojnë në kishë: me patina.

Tradita lidhet me Misa de Aguinaldo, meshë e hershme që mbahet nga 16 deri më 24 dhjetor, rreth orës 05:00-06:00. Fëmijët flenë herët, ndërsa të rriturit rrëshqasin nëpër rrugët e qeta të qytetit drejt kishës, së bashku me fqinjët. Një moment solemn që shndërrohet në festë komunitare. Nëse patinat nuk janë një opsion, pjesëmarrja në një aktivitet lokal apo komunitar mund të sjellë të njëjtin ndjesi bashkimi.