EMRI/ Plagosje me thikë në Kavajë
Një plagosje me thikë ka ndodhur pak më parë në Kavajë.
Sipas mediave, mësohet se në lagjen nr. 2 të qytetit, shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa biznese të tjera, është plagosur me thikë.
Burimet bëjnë me dije se autori i ngjarjes është ndaluar, ndërsa rezulton të jetë një person me probleme të shëndetit mendor.
Autori ka hyrë në një nga bizneset e të plagosurit, Artur Ligeja, dhe nuk ka pranuar të dalë jashtë.
Ndërkohë i plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.