Qeveria 'me pushime', analisti Neza: Skandalet e pushtetit kanë ndryshuar konceptin tonë për qeverisjen…

Qeverisja në vend duket se ka hyrë në një fazë apatie, ku funksionarë të lartë si zëvendëskryeministrja dhe koordinatorë të tjerë janë praktikisht jashtë funksionit. Kjo situatë cilësohet si "dramatike", duke pasur parasysh se edhe kur kryeministri angazhohet publikisht, ai fokusohet në çështje anësore dhe jo në problematikat thelbësore që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.

Sipas analistit Sami Neza i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, kabineti qeveritar po funksionon më shumë si një "simbol" ose një ide që ka mbetur në mendjen e publikut, sesa si një institucion aktiv me të cilin qytetarët bashkëveprojnë çdo ditë. Kjo perceptohet si një shkëputje nga nevojat reale të vendit.

Impakti i skandaleve të fundit ka qenë i thellë, duke e futur konceptin e qeverisjes në një "krizë sizmike" dhe duke ndryshuar rrënjësisht perceptimin publik. Për të ilustruar këtë transformim, bëhet një paralele me evolucionin e gazetarisë. Gazetaria tradicionale, tha Neza gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, apo "bold", e cila trajtonte tema serioze si qeverisja, ekonomia dhe tregjet, i ka lënë vendin asaj që njihet si "gazetaria e verdhë". Kjo e fundit, e lindur në fillim të shekullit të XX, fokusohet te sensacionalizmi dhe shpërqendrimi.

Sami Neza: Qeveria ka kohë që furnizon pushimin e vet. Tani nuk kemi në punë pothuajse nuk kemi në punë as zëvendëskryeministren, po nuk kemi në punë as koordinatorin.

Dhe kjo e bën pak dramatike historinë.

Duke patur parasysh që edhe vetë kryeministri që del në punë në fakt, nuk është se trajton çështje të rëndësishme, flet kryesisht për gjëra anësore, gjëra të cilat nuk i shkojnë horizontal punës së përditshme të qeverisë, po as nevojave të përditshme të qytetarëve.

Praktikisht qeveria është, më tepër, po funksionon, si simbol domethënë, ose si diçka që që na ka ngelur në mendje më shumë sesa diçka me të cilën ne bashkëpunojmë apo bashkëveprojmë gjithë ditën. Skandali i fundit e ka, ndryshuar edhe konceptin, domethënë po, si të thuash e ka futur në një fazë sizmike edhe konceptin tonë për, qeverinë.

Nëse ne asociojmë, një, ose krahasojmë, bëjmë një krahasim,  me profesionin tonë. Ne kemi, profesioni ynë ka kaluar nga, nga gazetaria bold, dhe diku nga fillim shekulli i XX ka shkuar tek, domethënë ka filluar të aplikojë gazetarinë e verdhë.

Çfarë ka qenë gazetaria bold? Ka qenë diçka që lidhej me, me tema të rëndësishme, tema për qeverinë, për bankat, për tregjet, dhe nuk merrej kryesisht me problematika të tjera të cilët ishin, ishin problematika, po nuk konsideroheshin serioze për gazetarinë. Nga fillim e shekullit të XX, filloi edhe gazetaria e verdhë. Dhe çfarë ishte gazetaria e verdhë? Për ta bërë më të qartë, është ajo çfarë shohim te qeveria sot domethënë. Kemi një farë qeverie të verdhë, e cila i shërbeu dhe dosjes së AKSHI-t. Dosja e AKSHI-t është e tëra, nga fillimi deri në fund është, është një farë fiction, por një fiction i cili ka, është, është i realizuar pikërisht përmes teknikave të gazetarisë së verdhë. Domethënë gjërave të cilat nuk priten të ndodhin, por megjithatë ndodhin dhe bëhen, për fat të keq edhe pjesë e përditshmërisë, qoftë të qeverisë, po qoftë edhe të atyre që, që sundohen prej një qeverie të tillë…