Dosja e AKSHI-t/ Beci: S’dinë ku t’i pastrojnë kaq shumë para, kurrë s’ka pasur ndërhyrje të tillë të krimit e drogës në politikë
Ish-prokurori Eugen Beci duke komentuar skandalin me dosjen e AKSHI-t, u shpreh se kurrë nuk ka pasur një ndërhyrje të tillë të krimit të organizuar dhe drogës në politikë dhe shtet.
Sipas tij, janë aq shumë para të krimit që qarkullojnë, sa ata nuk dinë ku t’i pastrojnë. Ndërkohë që mazhoranca sipas tij, po bie pre e kurthit që ngriti vetë vite më parë, atë të gjyqit publik.
Në sistem kur ndërtohet një skemë nuk i thërritet ndërgjegjes njerëzore. I thirret ligjit. Kur nuk ka ndërgjegje, ka ushtrim të ndjekjes penale. Duhet të shkojmë përtej kësaj, fakti që krimi organizuar kanë aq shumë para sa nuk dinë ku ti pastrojnë.
Të marrësh një shtet është një gjë luksoze. Kurrë në këtë nivel nuk ka qenë që të ndërhyjë krimi në politikë dhe sistemin shtetëror. Nuk ka pasur kurrë. Një ndërthurje e këtij lloji nuk ka qenë asnjëherë. Siç nuk ka qenë fakti i të bërit gjyqet publike.
Mazhoranca ka rënë pre e kurthit që ka ngritur vetë. Kur ishte për opozitës nuk priste vendimin e gjyqit por ndërtonte një kauzë publike dhe bënte gjyqin publik.
Tani që po i bie në kurrizin e saj po vuan kurthin. Nga 2013 deri më sot e mësuan opinionin publik që gjyqi nuk bëhet në sallë gjyqi po në facebook. A do munden ta zhbëjnë atë mënyrë për veten e tyre? Unë e shoh që jo./ News 24.