VIDEO/ Digjet një makinë te rrethrrotullimi i Liqenit, nuk raportohet për të lënduar
Një automjet është përfshirë nga flakët pak më parë në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit.
Sipas informacioneve paraprake, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi drejtuesi dhe pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit.