Armando Broja, pozitiv pas golit të parë për Burnley-n: Tani na duhet vazhdimësia

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka shprehur optimizëm pas golit të tij të parë me fanellën e Bërnlit, që ndihmoi skuadrën të siguronte një barazim të vlefshëm ndaj Bournemouth-it. Në një intervistë për mediet e klubit, Broja theksoi rëndësinë e këtij rezultati për moralin e ekipit dhe për synimet e tyre për mbijetesën në Premier Ligë.

“Bournmouth-i është një skuadër shumë e mirë, e dimë këtë. Janë shumë të vështirë për t’u përballur. I kemi parë disa nga rezultatet e tyre në këtë sezon, janë gjithmonë konkurrues edhe ndaj ekipeve të mëdha. Ndaj, pa dyshim, janë një ekip i vështirë dhe për ne ishte ndeshje e vështirë.

Por siç e thashë, të marrësh një pikë, që është e mirë pas 7 humbjesh, është një ndjesi e mirë për ne si një grup pasi është diçka mbi të cilën të mund të ndërtojmë. Thuajse e harruam se si ndiehesh, por ishte një ndjesi fantastike të siguronim një pikë dhe të shihnim para si grup. Pa dyshim një ndjesi fantastike për mua, por edhe i gjithë ekipi ishte i kënaqur, të gjithë ishin të përfshirë. Ndaj ndoshta paraqitja nuk ishte më e mira që kishim, por sa i përket rezultatit, ishte i mirë për ne që të ndërtonim mbi të dhe krijonim një ecuri.

Kemi pasur shumë vendosmëri në të gjithë ndeshjet që kemi luajtur, jo vetëm në këtë ndeshje. Ishte ndeshja në transfertë ndaj Mançester United, ku humbëm me një gol diferencë, ndeshja në shtëpi ndaj Liverpoolit ku humbëm me një gol të vonë. Kanë qenë disa ndeshje. Edhe me Fulhamin humbëm me një gol dhe mund ta shihje që ishim konkurrues, kishim cilësi, dëshirën, urinë, bashkimin që të qëndrojmë në Premier Ligë.

Si një skuadër, si një grup, me djemtë çdo ditë, unë mund ta shoh te çdokush, të gjithë duan të mbijetojmë. Ky është kampionati më i mirë dhe pa dyshim që të gjithë duam që të jemi pjesë e këtij kampionati dhe të luajmë. Ndaj, siç e thashë, do të luftojmë në çdo ndeshje që të kemi mundësi. Dhe shpresoj që tani, pas këtij barazimi dhe kësaj pike, të ndërtojmë vazhdimësi. E kemi parë se sa shpejt ndryshojnë gjërat dhe ne do të qëndrojmë të bashkuar duke shpresuar që të ndryshojmë gjërat.”

Ky barazim i jep Bërnlit një frymëmarrje të rëndësishme dhe një bazë për të ndërtuar performanca më të qëndrueshme në ndeshjet e ardhshme të Premier Ligës, ndërsa Broja dhe ekipi i tij treguan vendosmëri dhe bashkim për të përballuar sfidat që vijnë.