VIDEO/ Një gol ‘par excellance’, Ronaldo dhe Félix shfaqin magji tek Al Nassr
Në ndeshjen e fazës së grupeve të Champions-it Aziatik 2, Al Nassr triumfoi 5-1 ndaj Al Zaëraa-s, por momenti më i bukur i takimit erdhi nga bashkëpunimi i dy portugezëve, Cristiano Ronaldo dhe João Félix.
Kur rezultati ishte 3-1, Ronaldo mori topin pranë zonës kundërshtare, e kaloi mbi mbrojtësit, duke krijuar një pasim perfekt për Félix. Sulmuesi me një teknicitet të lartë, nga një kënd i vështirë, goditi me “chapéu” mbi portier, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm që ngjalli duartrokitje nga tifozët.
Përveç golit të dy portugezëve, Al Nassr kishte shënuar edhe me Coman (12’ dhe 56’), Ëesley (19’) dhe Amri (29’), ndërsa Ibrahim shënoi në minutën e 50’.
Goli i Ronaldo dhe Félix nuk ishte vetëm një finalizim i bukur, por edhe një dëshmi e harmonisë mes dy ‘yjeve’ portugezë dhe aftësisë së tyre për të krijuar momente spektakolare, që e bëjnë këtë ndeshje të paharrueshme për tifozët e Al Nassr.
🚨
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) December 24, 2025
Cristiano Ronaldo now has 260 CAREER ASSISTS.🤯
One of the greatest play-makers of all time. 🔥pic.twitter.com/0pM3xzKoZT