Pogradec, kapet drogë në një lokal, ndalohet një person

Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar momentalisht në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave.

Mësohet se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka patur një sasi lënde narkotike kanabis sattiva.

Sipas të dhënave, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet.

Nuk dihet ende sasia e konstatuar ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit. Policia vijon ende aksionin.