VIDEO/ Peka: Balluku u shndërrua në gjobëvënëse, Këshilli i Energjisë së BE pezulloi Shqipërinë nga të gjitha projektet
Eksperti i sigurisë, njëkohësisht drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
Gjatë bisedës, Peka u shpreh se Këshilli Europian i Energjisë, vetëm pak ditë më parë ka vendosur që të pezullojë Shqipërinë nga të gjitha projektet energjetike.
Sipas tij, ky vendim është marrë për shkak se Belinda Balluku, me miratimin e Edi Ramës u shndërrua në gjobëvënëse ndaj kompanive amerikane, gjobëvënëse ndaj kompanive gjermane, gjobëvënëse ndaj kompanive franceze.
‘Pas publikimit të strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo në një këndvështrim u pa nga faktorë politik europian si një, po themi, luftë frontale ndaj ndaj Bashkimit Europian. Dhe ajo luftë frontale, e ashtuquajtur luftë frontale, ishte e fokusuar jo te interesat strategjike, por te vlerat e demokracisë.
Në këtë këndvështrim, edhe ligji për mbrojtjen që përmend në kapitull të veçantë Bashkimin Europian, fokusohet përpos elementëve strategjikë, fokusohet edhe te elementët e demokracisë. E mira e kësaj është që në këtë dokument Ballkani shihet jo vetëm si pjesë e aleancës politiko-ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe si kontinent i vlerave.
Po ta marrësh gjuhën e përdorur do të thotë që fokusi i vendosur është shtetformimi, institucionet, vlerat, ato çfarë edhe opozita në Shqipëri thotë faktikisht. Dhe e parë në këtë këndvështrim, ë, ky dokument është zgjatim i qasjes së re të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjithë kontinentin tonë.
Sigurisht që Ballkani ka sfida më të mëdhaja sesa ë, sesa Europa. Dhe po ta marrësh edhe qasjen e mëparshme të administratës me një numër sanksionesh që janë bërë kryesisht në kuadrin e ish-Republikave të, të shteteve të dala nga ish-Republika të Jugosllavisë, dhe kjo e çon edhe më tej, që lidhet edhe me korrupsionin, edhe me veprimtimin në fushat kritike, siç është diversifikimi i energjisë edhe i kibernetikës.
Nuk janë rastësore. Sepse këto probleme nuk janë ngritur në Kosovë. Këto probleme nuk janë ngritur në Maqedoni. Këto probleme nuk janë ngritur në Malin e Zi. Këto probleme janë ngritur vetëm në dy shtete: në Serbi dhe në Shqipëri. Në Serbi kemi sanksionet e ndërmarra nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë ë...
Kemi dhe problemet e diversifikimit dhe investimeve strategjike në fushën e energjisë në Shqipëri, probleme të cilët, në një këndvështrim më të gjerë përtej korrupsionit, i kanë ngrënë kokën edhe Belinda Ballukut. Po të shikosh, vetëm dje Këshilli Europian i Energjisë pezulloi Shqipërinë në të gjitha projektet e energjetikës. Pse? Sepse Belinda Balluku, nën dijeninë e Edi Ramës dhe me miratimin e Edi Ramës, ka qenë shndërruar në gjobëvënëse.
Gjobëvënëse ndaj kompanive amerikane, gjobëvënëse ndaj kompanive gjermane, gjobëvënëse ndaj kompanive franceze.’, u shpreh ndër të tjera, Avenir Peka në SYRI TV.