Gjykata e Parisit nxjerr nga qelia shqiptarin e akuzuar si komunist, rrezikon të ekstradohet në Gjermani
Rexhino Abazaj, i njohur gjerësisht si Gino, është vendosur në liri me masë mbikëqyrjeje nga Gjykata e Apelit e Parisit.
Shqiptari, mik i aktivistes të majtë italiane Ilaria Salis, është subjekt i një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet gjermane, të cilat kanë paraqitur kërkesë për ekstradimin e tij, pasi Franca kishte refuzuar më herët një kërkesë të ngjashme nga Hungaria.
Abazaj u arrestua në mes të dhjetorit në periferi të Parisit nga agjentë të antiterrorizmit francez, në zbatim të kërkesës së paraqitur nga Berlini. Në pritje të seancës gjyqësore të caktuar për më 28 janar, gjyqtarët francezë vendosën t’i lejojnë atij lirinë me mbikëqyrje.
Aktivist Gino është mes personave që autoritetet hungareze akuzojnë se kanë ‘sulmuar brutalisht neonazistë’ në Budapest në shkurt të vitit 2023. Ky episod lidhet me të njëjtin procedim penal që përfshiu edhe Ilaria Salis. Për këto ngjarje, në nëntor 2023 Hungaria kishte lëshuar një urdhër-arrest evropian për të kërkuar ekstradimin e tij.
Pas një ndalimi të parë në Paris në nëntor 2024, Abazaj u mbajt në paraburgim dhe më pas u lirua me masa kontrolli më 26 mars. Në muajin prill ai kishte përfituar liri të plotë, përpara se të arrestohej sërish në dhjetor dhe të merrej vendimi i sotëm për vendosjen e masës së lirisë me mbikëqyrje.
Më herët, autoritetet franceze kishin refuzuar dorëzimin e tij tek Hungaria, duke iu referuar ‘rreziqeve për trajtim çnjerëzor’ në rast ekstradimi.