Lamine Yamal dhe ‘sekreti’ i biskotave: pse ‘ylli’ i Barcelonës thotë se nuk mund të ketë të dashur
Lamine Yamal, talent i jashtëzakonshëm i Barcelonës së drejtuar nga Hansi Flick, ka habitur tifozët jo me gola apo asistime, por me një rrëfim krejt të pazakontë mbi jetën e tij private. Në videon e parë dhe të vetme të publikuar në kanalin e tij të ri në YouTube, 17-vjeçari ka treguar se ka një “problem” shumë specifik: dashurinë e madhe për biskotat, sidomos gjatë natës.
“Fle gjithmonë herët që të zgjohem në mes të natës, jo për të parë orën, por për të ngrënë biskota. Më pëlqen jashtëzakonisht shumë, është gjëja që më pëlqen më së shumti të bëj. Kjo është arsyeja pse nuk mund të kem të dashur. Zgjohem gjithmonë natën për të ngrënë biskota”, ka rrëfyer Yamal me humor, duke shtuar se një vajzë pranë tij duhet të ketë shumë durim për thërrimet kudo.
Deklarata ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar edhe një anë shumë njerëzore të një futbollisti që, në fushë, sillet si veteran. Përtej famës së hershme, Yamal duket se kërkon thjeshtësi dhe mirëkuptim.
Sa i përket jetës sentimentale, lidhja e tij e fundit ishte me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Vetë artistja 25-vjeçare konfirmoi disa javë më parë se historia ka përfunduar. “Konfirmoj që unë dhe Lamine nuk jemi më bashkë. Nuk jemi takuar që kur u largova nga Barcelona”, u shpreh ajo, duke theksuar qartë se nuk ka pasur asnjë tradhti.
Ndërsa Yamal vazhdon të rritet si futbollist nën drejtimin e Hansi Flick, duket se, për momentin, biskotat mbeten dashuria e tij më e madhe jashtë fushës.