SYRI TV/ Tryeza e Viti të Ri në Gjirokastër e varfër, qytetarët nuk blejnë ushqime: Çmimet janë të papërballueshme

Tryeza e fundvitit për të moshuarit në Gjirokastër duket se do të jetë e varfër. Çmimet e larta dhe të ardhurat e pakta kanë ulur fuqinë blerëse. Qytetarët thonë se çmimet e ushqimeve janë të papërballueshme dhe blejnë vetëm produktet bazike. Kjo situatë prek dhe tregtarët të cilët thonë se nuk kanë punë pasi shitjet kanë rënë ndjeshëm.

Syri TV

Tregtarët shprehen se shitjet kanë rënë ndjeshëm, megjithëse çmimet, sipas tyre, kanë mbetur thuajse të njëjta dhe nuk kanë pësuar rritje të ndjeshme krahasuar me ditët e mëparshme.

Nga ana tjetër, qytetarët, kryesisht moshat e treta, pohojnë se edhe këto çmime janë të papërballueshme për ta. Pensionistët thonë se blejnë vetëm sasi minimale, duke u detyruar të heqin dorë nga shumë produkte, për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme.

Përveç vështirësive ekonomike, moshat e treta shprehen se nuk e ndjejnë aspak atmosferën festive. Shumë prej tyre jetojnë të vetëm, ndërsa fëmijët dhe familjarët i kanë të larguar në emigrim, çka i bën festat të kalojnë në heshtje.