Turqia dhe Hamasi diskutojnë fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua të mërkurën me zyrtarë të byrosë politike të Hamasit në Ankara për të diskutuar armëpushimin në Gaza dhe avancimin e marrëveshjes në fazën e saj të dytë, tha për Reuters një burim i Ministrisë së Jashtme turke.

Reuters shprehet se zyrtarët e Hamasit i thanë Fidanit se kishin përmbushur kërkesat e tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, por se shënjestrimi i vazhdueshëm i Gazës nga Izraeli synonte të parandalonte kalimin e marrëveshjes në fazën tjetër.

Anëtarët e Hamasit thanë gjithashtu se ndihma humanitare që hynte në Gaza nuk ishte e mjaftueshme dhe se nevojiteshin mallra si ilaçe, pajisje për strehim dhe karburant.