Reali i fiksuar pas Dybala, i ofron Juventusit 85 milion euro dhe një super-lojtar

Drejtuesit e Real Madridit janë duke tentuar që të shfrytëzojnë interesimin e Juventusit për mesfushorin kroat, Mateo Kovacic.

Lojtari pëlqehet shumë nga Juventus dhe është një nga kërkesat e trajnerit Massimilano Allegri.

Por, kur drejtuesit e Juventusit kanë pyetur për çmimin e kroatit, Reali është kundërpërgjigjur me një ofertë shumë interesante

Sipas “Mundo Deportivo”, Real Madrid ka ofruar 85 milionë euro dhe shërbimet e Kovacic.

Por, ‘Zonja e Vjetër’ ka refuzuar këtë ofertë, pasi ata duan 120 milionë euro për Dybala.

Përvec argjentinasit, Real Madrid po interesohet edhe për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe dhe Eden Hazrd të Chelseat.