VIDEO/ Protesta që nuk ishte parë ndonjëherë, portieri braktis ndeshjen në minutën e 42-të

Portieri Zheremi Vashu i Bylisit vendosi të braktisë ekipin në minutën e 42-të. Protestë që nuk ishte parë ndonjëherë në Superiore, ndërsa Vora po fitonte me rezultatin 2-0.

Ndeshja në “Selman Stërmasi” është e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.

Për largimin e Vashu nga fusha e blertë, gjyqtari Ermir Çelaj tregoi kartonin e verdhë. 31-vjeçari protestoi pasi hoqi dhe fanellën pasi doli nga vija kufizuese.

Për më tepër, Renato Beqaj si zëvendësues i tij u kap i papërgatitur.

https://streamin.link/v/ac13c040