Ushtria ukrainase: Nëntëmbëdhjetë lokacione të goditura nga dronë rusë gjatë natës

Ushtria ukrainase njoftoi këtë mëngjes se 19 vende u goditën nga dronë rusë gjatë natës.

Pikërisht 60 nga 116 dronë rusë të lëshuar gjatë natës u interceptuan ose u devijuan nga bllokimi i sinjalit, por 48 prej tyre goditën 19 vende, tha Forca Ajrore Ukrainase.

“Armiku ka drejtuar një numër të konsiderueshëm dronësh sulmues drejt infrastrukturës kritike në rajonin e Çernihovit”, në veri, tha ushtria.

Nuk përmenden pasojat apo viktimat e mundshme, raportoi gazeta pariziene Le Monde në faqen e saj të internetit.

Sulmet vijnë ndërsa po zhvillohen negociata për t'i dhënë fund konfliktit, i cili filloi me pushtimin e Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.