Arrestohet shqiptari në Greqi, ja sa drogë ju gjet në makinë

Gjatë ditës së djeshme një 32-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare greke në Igumenicë, pasi është kapur me drogë

Shqiptari që udhëtonte me një automjet “BENZ” e kishte fshehur drogën në pjesët anësore të mjetit. Ai do ta dërgonte drejt Italisë. Në mjetin e tij u gjetën 23 kg kanabis sativa.

Ndërkohë që autoritet greke nuk kanë dhënë informacione të tjera rreth ngjarjes.