Noka: Video bombë, ndërlidhësi i krimit Ergys Agasi, në eskortën e shoqërimit të kryeministrit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka shpërndarë pamjet ku makina e Ergys Agasit, koordinatorit të krimit, është në eskortën e shoqërimit të kryeministrit Edi Rama. 

Në postimin e tij Noka shprehet se automjeti ngjyrë vishnjë i dallueshë në videon që ai ka postuar, i përket ndërlidhësit me krimin, Agasit dora vetë. 

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka:

Video bombë 
Ergys Agasi dhe shoqëruesit e tij pjesë e shpurës kryeministrore. 
Automjeti ngjyrë vishnjë i përket ndërlidhësit me krimin, Agasit dora vetë.