‘SHBA vulosi kufijtë e Kosovës’/ Zaloshnja: 'Akti i Ri' ndalon kategorikisht shkëmbimin e territoreve dhe lojërat e Rusisë
Pak ditë më parë Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026.
Por çfarë do të thotë ky akt për Ballkanin dhe kombin shqiptar?
Altin Zaloshnja nga Miçigani komentoi këtë akt të presidentit Trumo në emisionin “A Shoë” të Adi Krastës mbrëmjen e sotme në Syri Tv
“Është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, sidomos për kombin shqiptar, veçanërisht për Kosovën.
Është zbatimi i premtimit të presidentit Trump që nuk do të lejohet shkëmbimi i territoreve shqiptare. Kushdo që hodhi idenë djallëzore të shkëmbimit të territoreve, sot duhet t'i humbasë shpresat përgjithmonë. Sikundër Serbia duhet të humbasë shpresat për të marrë territorin shqiptar” thekson ai.
Ligji specifikon se asnjë fond amerikan nuk mund të përdoret për të mbështetur ndonjë aktivitet që çon në ndryshimin e kufijve ose cenimin e tërësisë territoriale të Kosovës. Kjo i dërgon një mesazh të qartë Beogradit se çdo inkursion ushtarak ose manovër diplomatike për aneksim tokaresor do të ndeshet me sanksionin e ligjit amerikan.
“Është përmendur Kosova por asnjëherë në këtë mënyrë kaq eksplicite. Është një mesazh I qartë se askush të mos ketë iluzion. Është e shkruar e zeza në të bardhë.
“Ndonëse në mënyrë eksplicite nuk thuhet se Serbia duhet të njohë Kosovën, i thotë Serbisë që Kosova do të vijojë të jetë e pavarur dhe në asnjë moment nuk I cënohet pavarësia. Do ta krahasoja me aktin e presidentit Uillson për traktatin e Varshavës”
Merita për këtë arritje ai dedikon punës së ligjvënësve amerikanë, përfshirë senatorët Jeanne Shaheen dhe Roger Ëicker, si dhe përpjekjeve të lobit shqiptar.
Fakti që ky akt kaloi me mbështetje dypartiake në Kongres dhe u nënshkrua nga Presidenti, tregon se pavarësia dhe kufinjtë e Kosovës janë tashmë një interes i konsoliduar amerikan, duke balancuar doktrinën 'America First' me një angazhim të rinovuar dhe preciz në Ballkan.
‘Nuk mund të lejohet që Rusia të vijojë të luajë lojrat e veta në ballkan, apo të kërcënojë ndonjë shtet ballkanik, por Kosova është pika kryesore’ thekson Zaloshnja.