Makina përmbyset mbi kolektor përgjatë aksit Vrion – Krane, 49-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte në segmentin rrugor Vrion – Krane, konkretisht në kthesën e Finiqit.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi Aleksandër Xhuvani, 49 vjeç. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilaë kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, sipas bluzave të bardha 49-vjeçari nga rënia ka marrë disa dëmtime deri edhe thyerje brinje dhe do transportohet me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë.