Gazeta më e madhe franceze: Korrupsioni i qeverisë Rama, protesta të forta në Tiranë nga opozita

Tensionet politike në Shqipëri janë përkeqësuar këto javë të fundit pas akuzave kundër zv/kryeministres Belinda Balluku, shkruan gazeta më e madhe franceze, Le Figaro.

Në një artikull të shoqëruar me pamje nga protesta e të hënës në Tiranë, të organizuar nga Partia Demokratike dhe opozita, Figaro shkruan se, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Protestues në Tiranë hodhën të hënën koktej molotovi ndaj ndërtesës qeveritare ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë pas një aktakuze nga prokurorët kundër zv/kryeministres Belinda Balluku për korrupsion të dyshuar.

Ndërsa protestuesit hidhnin koktej molotovi, policët të veshur me veshje speciale antiprotesta, mbrojtën ndërtesën qeveritare.

‘Na ka ardhur në majë të hundës, sepse këtu janë vjedhur dhjetëra, qindra miliona euro, dhe Belinda Balluku refuzon të japë dorëheqjen. Është skandaloze’, deklaroi protestuesi Arben Sulo për Reuters.