VIDEO/ Burimi: Asnjë kapitull i BE-së nuk mbyllet, nëse nuk mbyllet fillimisht kapitulli i kritereve të Kopenhagenit

Gazetari Genc Burimi, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi përjashtimin e Shqipërisë nga samiti i ministrave të Energjisë së Bashkimit Evropian.

Burimi shpjegoi se ky vendim ka natyrë teknike dhe lidhet me hapjen e kapitujve të negociatave të Shqipërisë me BE-në, ku energjia është një prej kritereve kyçe. ‘As energjia, as bujqësia, ku ka probleme me korrupsionin dhe fondet e BE-së, nuk do të mbyllen,’ tha ai, duke theksuar se përjashtimi nuk lidhet me kapitullin për kriteret e Kopenhagenit, për të cilin u zhvillua edhe protesta e fundit.

Gazetari vuri në dukje se vendimi i BE-së dobëson pozicionin e qeverisë Rama, pasi Komisioni Europian duhet të raportojë çdo vit në Parlamentin Evropian për progresin e Shqipërisë në negociata, dhe energjia mbetet një kriter bazë. Ai kujtoi gjithashtu rastin e Ukrainës, ku ministrja e energjisë u shkarkua për korrupsion, duke nënvizuar presionin që BE-ja mund të ushtrojë edhe mbi Kryeministrin Rama.

‘Është diçka teknike, dhe nuk është për publikun e gjerë. Por që kjo ndodh në kuadrin e hapjes  të gjithë kapitujve midis Shqipërisë dhe BE-së dhe energjia është pjesë e këtyre kapitujve.

Sigurisht as energjia, as bujqësia ku ka shumë po ashtu dhe probleme sepse me korrupsionin mos harroni para një viti me fondet e BE-së. Sigurisht asnjë nga këto kapitujt teknik s'do mbyllen, po nuk u mbyll ai kapitull për të cilin mbrëmë u bë edhe protesta, pra kapitulli për kriteret e Kopenhagenit.

Por megjithatë është diçka që dobëson shumë pozitën e kësaj mazhorance, kësaj qeverie sepse Komisioni Europian duhet t'i jap këtë, duhet t'i jap llogari po ashtu çdo vit Parlamentit Europian se ku qëndron sot ë, pozicioni i Shqipërisë në këto negociata dhe energjia është një kriter bazë.

Mos harroni se përveç, për shkak të energjisë ra kolegia e zonjës Balluku në Ukrainë. Pra ministrja e energjetikës ra pikërisht me dallavere me korrupsione që kapnin rreth 100 milionë dollarë dhe ishte pikërisht kjo BE-ja ose ky perëndim se do e shikoni po ashtu, që bëri presion mbi Zelenskyn që ta lëshonte atë ministre.

I njëjti presion bëhet edhe mbi Ramën, por Rama ende nuk po e lëshon. Pra, dhe kjo çon gjithçka që, tek ideja që duhet bërë një spastrim, një katarsis. Një katarsis, ose Rama e bën këtë katarsis vetë dhe po tregon që s'po e bën. Ose Rama po bëhet ai, ne e dimë në Shqipëri, por në Evropë. Ose Rama është ai vetë jo pjesë e problemit, por problemi. Dhe në këtë rast katarsisin mund ta kryejë drejtësia nëpërmjet perëndimorëve dhe ky katarsis mund ta marri dhe Ramën vetë.

Pra ky Ramë që deri dje, ky kryeministër që deri dje shfaqej si xhokeri i Shqipërisë në këto negociata, si ai që i mundësoi Shqipërisë hapjen e këtyre negociatave, gjë që është komplet e padrejtë sepse këto negociata u hapën në mënyrë të papritur, jo për Shqipërinë’, tha ndër të tjera, Genc Burimi në SYRI TV.