Verona, shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve të banesave, 4 në pranga
Policia e Veronës ka goditur një bandë të specializuar në vjedhje të shpejta në banesa, duke arrestuar katër shtetas shqiptarë, të moshës 25-28 vjeç. Autoritetet e lokalizuara pas një hetimi disa javor, kanë sekuestruar plaçkën e vjedhur dhe sende të tjera me vlerë.
Vjedhja e fundit e dokumentuar ndodhi më 19 dhjetor, kur dy banesa në qytet u grabitën dhe u vodh një kasafortë që përmbante bizhuteri dhe para të gatshme. Skuadra policisë arrestoi dyshuarit ndërsa po ktheheshin me plaçkën në automjet.
Sipas policisë, banda vepronte me profesionalizëm, duke qëndruar jo më shumë se 15 minuta në çdo banesë dhe duke përdorur të njëjtën metodë për hapjen e dyerve dhe kasafortave.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre jashtë qytetit, policia sekuestruan sende të tjera me vlerë dhe para të gatshme. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar pronarët e sendeve të vjedhura dhe për t’i rikthyer ato tek poseduesit ligjorë.
Autoritetet ftojnë qytetarët që të raportojnë çdo informacion në lidhje me aktivitetet e dyshuara të bandës.