Superkupa e Europës/ A do luajë Ronaldo ndaj ish-skuadrës së tij?

Në mënyrë surprizë Cristiano Ronaldo përfshihet në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Reali i Madridit, Zinedine Zidane për finalen e Superkupës së Europës.

Këtë të martë në Shkup “Los Blancos” do të sfidojnë Manchester United, por edhe pse ka vetëm pak ditë që ka nisur stërvitjen, ylli portugez është në formë të mirë fizike dhe ka udhëtuar drejt Maqedonisë me pjesën tjetër të skuadrës.

Mbetet për t’u parë nëse Zidane do t’i japë disa minuta Ronaldos në sfidën ndaj ish-skuadrës së tij.

Pjesë e të grumbulluarve janë edhe blerjet e reja, Theo Hernandez, Marcos Llorente e Dani Ceballos.