G2O në SHBA/ Trump fton udhëheqësit kazakë dhe uzbek në takimin e vitit të ardhshëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se ka folur me presidentët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit dhe i ka ftuar të dy udhëheqësit në samitin e G20-ës, vitin e ardhshëm në Miami të Floridës.
"Diskutuam rëndësinë e sjelljes së Paqes në konfliktet e vazhdueshme dhe rritjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Kombeve tona", tha Trump në një postim në Truth Social, duke iu referuar dy telefonatave të tij me Presidentin e Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev dhe Presidentin e Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev.
"Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin e G20 vitin e ardhshëm, dhe ne do t'u bëjmë ftesa të dy këtyre udhëheqësve që të bashkohen me ne si të ftuar", tha ai./ Reuters.