SYRI TV/ Avokati i Agasit paraqitet në SPAK, auludon për aleancë mes SPAK dhe opozitës

Publikimi i dosjes së Ergys Agasit tregon se ka një bashkëpunim të mundshëm mes SPAK dhe opozitës. Ky është pretendimi i avokatit të Ergys Agasit, Maks Haxhia që u paraqit sot në SPAK për t’u njohur me dosjen. Nga ana tjetër avokati pretendon se nuk ka asnjë provë që e lidh Ergys Agasin me rrëmbimin e biznesmenit Geron Meçe.

Syri TV

Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit, pretendon se nuk ka asnjë provë që e lidh Ergys Agasin me rrëmbimin e biznesmenit Geron Meçe. Këtë pretendim e bëri në dyert e SPAK ku pretendoi se shkoi për t’u njohur me dosjen.

Maks Haxhia u ndal dhe tek aparatura e përgjimit që Ergys Agasi kishte vendosur në zyrë, ku tentoi ta justifikonte

Maks Haxhia shkon dhe më tej kur publikimin e dosjes së Ergys  Agasit e lidh më një bashkëpunim të mundshëm mes SPAK dhe opozitës.

Avokati Haxhia u shpreh se Agasi nuk është arratisur por është jashtë për çështje biznesi dhe do kthehet  për tu përballur me drejtësinë.